Sot ka ndëruar jetën profesori i Universitetit të Prishtinës, dr. Qani Kadiri, në moshën 58 vjeçare.
Qani Kadiri nga Rahoveci ishte ligjerues në Fakultetin e Ndërtimtarisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Universiteti i Prishtinës.
“Ai ishte profesor shembullor, puna, angazhimi dhe qasja reale ndaj shoqërisë lanë gjurmë në shumë gjenerata të studentëve të Universitetit ku ai ligjëroi”, thuhet në njoftimin e UP-së.
Shumë personalitete publike dhe private kanë shprehur ngushellime për humbjen e profesorit, ndër ta edhe kyetari i Rahovecit z. Smajl Latifi, deputeti nga Rahoveci z. Visar Korenica dhe shumë dashamirë tjerë.