Miratohen masat e reja anti-Covid, lejohen takimet vetëm deri në 20 persona

by RHP3

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së virus Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Procesi mësimor është vendosur të shtyhet edhe për dy javët e ardhshme.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se në institucionet publike dhe private, deri me datë 26 shtator 2021, vazhdohet obligimi që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial, ndërsa stafi jo esencial obligohet të punojë nga shtëpia.

Për qëllime të këtij vendimi, staf esencial konsiderohen punëtorët prania fizike e të cilëve në vendin e punës është e domosdoshme për kryerjen e detyrave të punës.

Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.

Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.

Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi.

Related Articles

Leave a Comment