Njoftim për fermer nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për zgjatjen e afatit për pranimin e aplikacioneve për mekanizëm bujqësorë deri me 10.09.2021.
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR) në komunën e Rahovecit, duke u bazuar në kërkesat e shumta të fermerëve për të aplikuar për pajisje bujqësore, ku si pasojë e masave dhe gjendjes së krijuar me Pandeminë Covid-19, nxjerr këtë:
NJOFTIM
Ku, njoftohen fermerët e komunës së Rahovecit se, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka zgjatur afatin e pranimit të aplikacioneve për mekanizëm bujqësor deri më datë: 10.09.2021 për thirrjen publike të shpallur me datë: 13.08.2021, me numër të prot. 3924.
DBPZHR fton fermerët që t’a shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të aplikuar!
