Një atraksion i ri turistik është përuruar sot afër Urës së Fshajtë, saktësishtë te kanioni i Drinit të Bardhë. Eshtë fjala për “Urën Tibetiane” e cila kalon nga komuna e Rahovecit te komuna e Gjakovës dhe anasjelltas.
Njoftimi është bërë nga kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i cili ishte edhe njëri prej të parëve që kaloi mbi këtë urë! Në këtë njoftim nuk është bërë e ditur gjatësia e kësaj ure apo lartësia e saj.
Përndryshe kjo është ura e dytë në Kosovë e këtij llojit, kujtojm se e para është ajo në Grykën e Rrugovës e cila është ura më e gjatë në Gadishullin Ballkanik me gjatësi 41 metra dhe lartësi 60 metra.
Më poshtë ju sjellim njoftim e plotë nga kryetari i komunës z. Smajl Latifi:
“Një atraksion i ri turistik është “Ura Tibetiane” në Urën e Fshajtë. Sot u bë përurimi i këtij projekti të rëndësishëm, ndërsa unë e kalova këtë urë shumë lehtë (se s’bën me thënë kryetari “u frikësova” ). Ishte megjithatë më lehtë se sa kur kalonim Drinin e Bardhë në këmbë”

