Drejtuar nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dje është mbajtur mbledhja e Shtabit Emergjent të Posaçëm në Komunën e Rahovecit.
Në këtë takim anëtarët e Shtabit kanë diskutuar për situatën e vështirë me pandeminë me të cilën po përballet Komuna e Rahovecit.
Më anë të një postimi në facebook, Smajl Latifi, i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojn masat dhe të vaksinohen.
” Përkitazi me situatën e vështirë me pandeminë me të cilën po përballemi, sot kemi mbajtur takimin e radhës të Shtabit të Posaçëm Emergjent të Komunës së Rahovecit.
Situata në Rahovec ashtu si në gjithë Kosovën është mjaft e vështirë, por të gjitha institucionet janë të angazhuara me kapacitetet maksimale për ta luftuar dhe parandaluar pandeminë.
Ju bëj thirrje që të vazhdoni të respektoni masat dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë dhe të vaksinoheni, sepse vetëm kështu do ta mposhtim virusin!”, ka shkruar Latifi.
