Lëvizja Vetëvendosje në Rahovec ka akuzuar drejtorin e arsimit, Avni Morina, se ka kërkuar që kontrata kolektive për 850 punëtorët e arsimit në komunën e Rahovecit të shfuqizohet.
” Sipas informatave tona, të gjithë punetorët të arsimit në komunën tonë, e të cilët janë mbi 850, tashmë e kanë paditur komunën për mungesën e zbatimit të kontratës kolektive. Këto padi, përveç detyrimit që ka komuna t’i paguajë mësimdhënësit sipas kontratës kolektive do të detyrohet të paguajë edhe kosto shtesë të avokatëve që për një mësimdhënës shkon mbi 300 eur, shumëzuar këtë me numrin e përgjithshëm prej 850 mësimdhënës, del afër 300 mijë euro dëm buxhetit komunal për mos planifikim me kohë të pagesave sipas kontratës kolektive.”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Vetëvendosjes.
Reagimi i plotë:
” SKANDALI I RADHËS I DREJTORIT TË SMAJL LATIFIT – AVNI MORINËS
Përderisa shumë komuna në Kosovë kanë filluar t’u përgjigjen pozitivisht mësimdhënësve dhe stafit teknik të shkollave lidhur me kontratën kolektive, Komuna e Rahovecit, gjegjësisht kryetari Latifi dhe dejtori i tij Avni Morina, siç duket janë të gatshëm të ballafaqohen edhe me ligjin (Gjykatën).
Jo më larg se dje, më 25 gusht, drejtori Morina tashmë i njohur për skandalet e tij ka kërkuar që kontrata kolektive për 850 punëtorët e arsimit në komunën tonë të SHFUQIZOHET!
Sipas informatave tona, të gjithë punetorët të arsimit në komunën tonë, e të cilët janë mbi 850, tashmë e kanë paditur komunën për mungesën e zbatimit të kontratës kolektive. Këto padi, përveç detyrimit që ka komuna t’i paguajë mësimdhënësit sipas kontratës kolektive do të detyrohet të paguajë edhe kosto shtesë të avokatëve që për një mësimdhënës shkon mbi 300 eur, shumëzuar këtë me numrin e përgjithshëm prej 850 mësimdhënës, del afër 300 mijë euro dëm buxhetit komunal për mos planifikim me kohë të pagesave sipas kontratës kolektive.
Pra, siç duket kryetari Latifi nuk i ka marrë fare parasysh kërkesat e mbi 850 punëtorëve në shkollat e komunës sonë – ndërsa ligjërisht atyre u takojnë kushtet e cekura qartë në kontratën e nënshkruar midis MASHT-it dhe SBASHK-ut.
Pas kësaj deklarate, shumë mësimdhënës na kanë kontaktuar të cilët poashtu janë të indinjuar me sjelljet jo profesionale të drejtorit Morina, por që nuk dëshirojnë të jenë publik shkaku i hakmarrjes që kjo qeverisje në ikje ka instaluar në komunën tonë.
17 tetori do të sjell çlirim edhe për mësimdhënësit. Kontributi i tyre nuk do lejojmë të nëpërkëmbet! “
