Të martën mbrëma skuadra e KH Rahovecit ka zhvilluar ndeshjen përgatitore para fillimit të gjysmë sezonit pranverorë për të testuar gjendjen fizike të lojtarëve të skuadrës.
KH Rahoveci nuk është kursyer për të përzgjedhur skuadrën e lehtë për këtë miqësore por me plot vetëbesim zgjodhi që të sfidonte veten me skuadrën nga superliga e Kosovës në Hendboll.
Skuadra nga Prizreni aktualisht zhvillon garat në superligën e Kosovës, edhe pse gjendet në pozitën e fundit prapë se prapë është pjesë e garës elitare në hendboll.
KH Rahoveci ka arritur të mposht skuadrën nga Prizreni me rezultat 28 – 24 duke treguar seriozitetin që skuadra nga Rahoveci ka për luftën drejt inkuadrimit në Superligë.
Kujtojmë që KH Rahoveci në radhët e veta së fundmi ka angazhuar trajnerin me eksperiencë si dhe ka marr përforcime në skuadër, tashmë është e sigurt që kualiteti është rritur në skuadër./RahovecPost/
