Një Hapësirë për Brezat: Nisma për Ndërtimin e Odës së Fshatit Brestoc!

by RHP

Fshati Brestoc ka nisur një nismë të veçantë dhe të rëndësishme për komunitetin, me synimin për të ndërtuar një Odë Fshati që do të shërbejë si një hapësirë e përbashkët për aktivitete dhe tubime të ndryshme të banorëve atje.

Kjo odë do të jetë një qendër që përmbush nevojat e fshatit për raste të ndryshme si pritje të krushqve, të pamet, dasmat dhe tubimet e tjera të rëndësishme për jetën shoqërore dhe kulturore në fshatin Brestoc. Nisma synon jo vetëm të krijojë një vend fizik për aktivitete, por gjithashtu të forcojë lidhjet mes bashkëfshatarëve dhe të nxisë solidaritetin mes tyre.

Për mbledhjen e fondeve janë caktuar përfaqësues nga secila lagje e fshatit, të cilët do të ndihmojnë në koordinimin dhe realizimin e këtij projekti. Sipas njoftimit lista e përfaqësuesve është si më poshtë:

  • Behar Berisha – Përfaqësues për mahallën Berisha
  • Masar Elshani – Përfaqësues për mahallën Elshani
  • Eqerem Bytyqi – Përfaqësues për mahallën Bytyqi
  • Shaip Orllati – Përfaqësues për mahallën Orllati
  • Agim Kabashi – Përfaqësues për mahallën Kabashi

Organizatorët e kësaj nisme ftojn çdo banor të kontribuojë financiarisht për këtë projekt. Shuma minimale për pjesëmarrje është vendosur në 100 euro, por çdo ndihmë mbi këtë shumë është shumë e vlerësuar dhe e mirëpritur. Kontributet financiare do të menaxhohen nga përfaqësuesit e mahallave, të cilët janë në dispozicion për pyetje ose ndihmë të mëtejshme.

Sipas organizatorëve mësohet se nga nesër do të publikohet lista e atyre që kanë kontribuar dhe do të vijohet me raportime të rregullta mbi progresin e mbledhjes së fondeve. Ky projekt është një mundësi e shkëlqyer për të treguar fuqinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit./RahovecPost/

Related Articles

Leave a Comment