Në 25-vjetorin e Betejës së Rahovecit, kryetari Latifi me bashkëpunëtorë, bën homazhe para lapidarit në “Rrugën UÇK-së”

by RHP

Në 25-vjetorin e Betejës së Rahovecit, kryetari Latifi së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të OVL të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, bën homazhe para lapidarit të dëshmorëve në “Rrugën e UÇK-së”, ku janë të skalitur emrat dhe figurat e luftëtarëve trima që u sakrifikuan për lirinë tonë.

Dëshmorët Agim Çelaj nga Peja, Sadik Shala nga Kleçka, Hamdi Berisha nga Gurbardhi, Liman Gega nga Fshati i Ri, Afrim Krasniqi nga Bardhi dhe Bajram Veliu e Faik Rama nga Rahoveci, do të kujtohen përgjithmonë për heroizmin e tyre dhe do të jenë frymëzim i pashtershëm atdhedashurie.

“Lavdia e luftëtarëve të lirisë qëndron në piedestalin më të lartë dhe i shërben si mburojë e çeliktë kombit e popullit tonë, që ka ngulur rrënjët thellë dhe herët në këto troje.”- u shpreh kryetari Latifi.

Lavdi heronjve dhe dëshmorëve të UÇK-së!

Related Articles

Leave a Comment