Asambleisiti i LVV-së në Rahovec, Ilir Pallqa me anë të një postimi në facebook ka reaguar rreth punimeve që po ndodhin në Rahovec ku ka akuzuar kryetarin Latifi se punët nuk po përfundohen shkak i pazarave që po bën kryetari me biznesmen të ndryshëm.
Pallqa poashtu ka paralajmëruar edhe për një konkurs në infermieri ku sipas tij pritet spektakël pazaresh.
Postimi i plotë:
“Pazar, vend ku behet tregti mes kryetarit te komunes dhe biznesmeneve te ndryshem. Ne vendin tone niset nje pune dhe lihet e paperfunduar sepse pazari eshte ceshtje komplekse, don kohe deri ne arritjen e marreveshjes; prandaj punet nuk po perfundohen, prandaj vendi yne ka mbet i shkret…
Deri sa eshte ne krye te komunes Smaj Lajtifi, ne kete vend do vazhdojne pazaret ne dem te banoreve e ne favor te udheheqesve e biznismeneve. Ky vend tash e 13 vite eshte pazar
Poashtu eshte i hapur konkursi per infermieri… aty pritet spektakel pazaresh, si ne cdo konkurs deri me tash.
Uroj t’merren masa sa me shpejt nga parlamenti per zgjidhjen e ketyre matematikave te punesimeve
Perderisa ka pazare nuk ka me pas shpetim”./RahovecPost/
