Një person u arrestua nën dyshimet se ka kryer vjedhje në Rahovec.
25-vjeçari dyshohet se mesnatën e 2 majit kishte vjedhur një biçikletë dhe i njëjti që atëherë po shijonte lirinë nga arratia.
Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacion policor, ku ka mohuar të ketë kryer veprën për të cilën dyshohet. Po ashtu ai dyshohet se ka vjedhur edhe një tjetër biçikletë në muajin shkurt.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Vjedhje’.