Inaugurohet “Impianti për Trajtimin e Ujërave të ndotura, 16.8 milion euro

by RHP3

Me prezencën e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, është inauguruar sot Impianti për Trajtimin e Ujërave të ndotura në Gjakovë”, projekt ky financuar dhe realizuar nga

Konfederata Zvicerane përmes Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), Republika Federale e Gjermanisë përmes Bankës për Zhvillim KfW, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Gjakovës, vlera totale e projektit është 16.8 milion euro.

Në ceremoninë e inaugurimit të këtij projekti morën pjesë shumë figura të rëndësishme të nivelit qendrorë, Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova” si dhe përfaqësues të institucioneve lokale.

Kryeshefi Ekzekutiv Hasan Krasniqi në fjalën e tij ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtoret ku “realizimi i projektit për Impiantin e Trajtimit të

Ujërave të ndotura nuk do të ishte i arritshëm pa ndihmën e miqve tanë ndërkombëtarë Qeverisë Zvicerane, Qeverisë Gjermane, Qeverisë së Kosovës, Komunës së Gjakovës dhe të gjithë punëkryesve që bënë të mundur realizimin e një projekti kaq gjigand dhe shumë të rëndësishëm për qytetarët e Komunës sonë.

Me finalizimin e këtij impianti jetesa e qytetarëve tanë do të ketë një dimension tjetër, jo vetëm në mbrojtjen e ambientit por dhe në ruajtjen e burimeve ujore dhe lumenjëve nga ujërat e zeza”.

KRU “Gjakova” ju uron të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjakovës, Inaugurimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura, e në veçanti të gjithë konsumatorëve tanë besnik që me pagesat e tyre të rregullta na mundësojnë të ofrojmë shërbime cilësore!KRU “Gjakova” SH.A.11.05.2023.

Related Articles

Leave a Comment