Punime në rrjet, KEDS njofton për lagjet dhe fshatrat ku do të ketë ndërprerje të energjisë sot në Rahovec

by RHP

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Punime nga pala e tretë

1.

TS 110/ 35/10[kV] Rahoveci do të ndërprehet:

Dalja – LP 10[kV] Bizneset (kodi:82000020) nga ora 09:00 deri në orën 16:00

Vendet: rrugët: 486 Xhelal Hajda-Toni, 487 UÇK-së, 488 Mizair Isma, 489 Avdullah Bugari, 491 Vëllezërit Frashëri, 493 Hasan Prishtina, 502 Sylejman Vokssi (2 konsumatorë), 539 Haxhi Zeka, 547 Tafil Zyberi, 551 Edit Durham, 557 Bekim Sylka (1 konsumator) dhe fshati Zatriq (8 konsumatorë).

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimi elektro-energjetik dhe projektit te aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

2.

Nga NS 35/10[kV] Xërxa do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Xërxa (kodi:82081003) nga ora 12:00 deri në ora 15:00

Vendet: Fshati Xërxe.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, kalimi i disa TS nga Dalja 10 kV Ura e Terzisë ne Daljen 10 kV Xërxë.

Related Articles

Leave a Comment