Dhunë në familje në Rahovec: Vjehrri dhe burri rrahin 21-vjeçaren, ajo i denoncon në Polici

by RHP

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një grua në fshatin Dabidol të Rahovecit, e cila ka deklaruar se është viktimë e dhunës në familje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 21-vjeçarja dyshohet se është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.

Si rezultat i denoncimit, babë e bir kanë përfunduar në pranga dhe të njëjtit më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që dy të dyshuarit të dërgohen në mbajtje dhe ata do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles

Leave a Comment