Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së, Vehbi Jupa

by RHP

Ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare ish-luftëtari i UÇK’së, Vehbi Jupa.

Vehbi Jupa ishte edhe një punëtor i QKMF-së “Farehdin Hoti” në Rahovec ku dallohej për përkushtimin e tij ndaj pacientëve, puna e tij e palodhshme nuk ndalej natë e ditë në shërbim të qytetarëve të Komunës sonë.

OVL-UÇK në Rahovec e ka përkujtuar Jupën përmes një shkrimi në Facebook. ” NJOFTIM MORTOR Në moshën 53 vjeçare na iku papritur edhe Vehbi Jupa, punëtor i dalluar në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, veteran i UÇK-sëVarrimi bëhet sot më 19 janar 2023 në ora 15:00 në varrezat e dëshmorëve në Rahovec.Ngushllime familjes, miqëve e bashkëluftetarëve.Të qoftë i lehte dheu, Vehbi Jupa” thuhet në postimin e OVL-UÇK-së.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me 19 janar në ora 15:00 në varrezat e dëshmorëve në Rahovec./RahovecPost/

Related Articles

Leave a Comment