Ditë më parë doli nga shtypi hulumtimi ,,Të dhëna demografike dhe ekonomike 2020 – 2021 për fshatin Drenoc”, i autorit Valmir Gashi!
Këtë hulumtim, autori e ka realizuar përmes pyetësorit në periudhën janar – shkurt 2021, ku janë anketuar familjarë të 326 ekonomive familjare. Nga ai regjistrim, doli se Drenoci ka 326 ekonomi familjare dhe një popullsi prej 2,335 banorësh.
Hulumtimi është burimor, paraqet aktualitetin shoqëroro – ekonomik të ekonomive familjare të Drenocit, duke u nis nga numri i ekonomive familjare dhe numri i përgjithshëm i banorëve (të ndara sipas fiseve dhe mbiemrave), numri i banorëve që janë rezidentë dhe të atyre që jetojnë dhe veprojnë përkohësisht në vende të tjera në Kosovë dhe jashtë saj, struktura e moshës dhe ajo gjinore, dallimet mes lindshmërisë dhe vdekshmërisë, gjendja dhe ritmi i migrimeve, struktura arsimore (me theks të veçantë tek studentët dhe të kualifikuarit sipas niveleve), profesionet dhe veprimtaritë ekonomike që ushtrohen në fshat (me vreshtarinë si degë kryesore).
