Mbrëmë, qendra e Prishtines përfaqesuar nga koordinatori Valon Hoti nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, me direktiva te kryesisë qëndrore ka themeluar grupin e ri punues në Rahovec në krye me Ali Dula pasi që Rahoveci dhe dy komuna tjera është prej qendrave që ka mbetur pa u perfshi në zgjedhjet e mbrendshme si pasojë e shkarkimit të ish koordinatorit të kësaj qendre Visar Korenica njeherësh dhe deputet i Levizjes VETEVENDOSJE!, i cili kishte votuar kundër Kodit Civil me të cilin synohej veç tjerash edhe martesa mes gjinive të njejta.
Lëvizja VETEVENDOSJE!, ka kërkuar dorëheqjen edhe prej dy deputetëve tjerë nga udheheqja e qendrave që ishin në këto pozita, Halil Thaqi nga Obiliqi dhe Jetmira Vrenezi nga Malisheva për të njejtën arsye.
Deputetit Halil iu vazhdu mandati pasi ka ndryshuar qëndrim ndërsa Jetmira ka dhënë dorëheqje. Lëvizja VETËVENDOSJE!, nuk ka lejuar të kandidohen në zgjedhje të brendshme edhe deputetë tjerë që kishin votuar kundër Kodit Civil edhe nga komunat tjera si në Ferizaj dhe Viti.
Kujtojmë që Visar Korenica është votuar masoviskisht nga banorët e komunës tonë dhe e çoji në balotazh për herë të parë si LVV atë që askush se kishte besuar, Smajl Latifin, kryetarin aktual.

Siç mëson Rahovecpost, mbi 80% e antarëve të grupit punues të sapo emruar kanë sabotuar zgjedhjet lokale përfshirë edhe Ali Dulën. E pasinqertë duket të jetë emrimi i Ali Dulës të cilit nuk ju dha drita e gjelbërt për të qenë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e kaluara, gjë që reflektoi në mos mbështetje të Visarit në zgjedhje të fundit lokale dhe për më tepër i njejti ka shprehur haptas neverinë e tij ndaj homoseksualeve në njërin prej postimeve të tij.

Në grupin punues nuk janë ftuar asamblistë tjerë përveç Defrimit, kryesuesit të kuvendit, dhe mbetet të shihet si do reflektojë ky përjashtim nga përfaqsimi i asamblistëve që kanë legjitimitet të votës së fituar nga populli dhe që kanë kontribuar në vazhdimësi në qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Rahovec.
Në grupin punues është përfshirë edhe Albana Fetoshi e cila ka sjellur në VETËVENDOSJE!, profesorin Ali Dula dhe e cila ka dështuar sa ishte vet koordinatore e qendrës së Rahovecit.
Në anën tjetër nuk dihet asnjë kontribut në Lëvizjen VETËVENDSOJE!, i hoxhës Bedri Sylka të cilit i është dhënë mundësia të jetë në grupin punues ndërsja kanë mbetur jashtë plotë aktivistë të zellshëm që kanë dhënë mund e sakrificë që sot Lëvizja të jetë në qeverisje.