Vrapuesi nga Rahoveci Erzen Zyberaj, ka zënë vendin e dytë në garën 59 km në Turqi

by RHP3

“Vrapuesi profesionist nga Rahoveci, Erzen Zyberaj, ka shkëlqyer edhe një herë, duke zënë vendin e dytë në garën 59 kilometra të gjatë që është organizuar të shtunën në Bursa të Turqisë.

Ai është kthyer në Kosovë me medaljen e argjendtë, duke i sjell vendlindjes së tij edhe një sukses të ri. Sportistët me potencial si Erzeni do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe të gjithë Komunës së Rahovecit.

Atletin e shkëlqyer, Erzenin, e përgëzoj për çmimin e fituar dhe i uroj suksese edhe në të ardhmen!”, thuhet ne njoftimin e kryetarit te komunes.

Related Articles

Leave a Comment