Humbi jetën një person pasi u godit nga rrufeja, ishte me traktor duke punuar tokën!

by RHP3

Një person ka humbur jetën pasditen e së enjtes në fshatin Petrovë të Prizrenit, pasi është goditur nga rrufeja.

Viktima i moshës 55-vjeçare ka qenë me traktor duke punuar tokën, kur është goditur nga rrufeja.

“Po, mund të konfirmoj se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Petrovë të Prizrenit. Viktima i lindur në vitin 1967, ka qenë me traktor duke punuar tokën, në momentin kur është goditur nga rrufeja.

Familjarët e kanë dërguar në spital, por edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë”.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “vde.kje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Related Articles

Leave a Comment