Kërkohet që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në arsim

by RHP3

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë që, duke e shkuar situatën e krijuar në arsim, duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në sektorin e arsimit.

Ai deklaroi që do të ishte pro kësaj nëse do të ishte në pozitën e zëvendësministrit të Arsimit sepse, sipas tij, gjendja në arsim në vendin tonë është shumë e rënduar.

Këto deklarata Xhavit Rexhaj i bëri në emisionin “News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM.

Ish-zëvendësministri i Arsimit duke komentuar protestën e sotme të SBAShK-ut ka thënë se është kundër ndërprerjes së mësimit dhe kundër paralajmërimit për grevë të përgjithshme.

Njohësi i arsimit thotë se Qeveria duhet të dialogojë me sindikatën dhe të dalin me ndonjë vendim rreth kërkesave të tyre.

Related Articles

Leave a Comment