Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e dy personave.
Personat e kërkuar janë Xhevat Thaqi (1975) nga Guri i Kuq –Rahovec dhe Safet Gashi (1986) me banim në rrugën Bajram Curri në Gjakovë.
Sipas Policisë, gjatë veprimeve hetimore janë identifikuar të dyshuarit të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme kanë kanos zyrtarin policor dhe me pas janë larguar në drejtim te panjohur.
“Në lidhje me rastin nuk është arrite të sigurohet prezenca e personave në fjalë dhe përkundër se janë kërkuar në shtëpitë e tyre dhe disa lokacione dhe ju është dërguar ftesa nga ana e njësitit të hetimeve të njëjtit nuk i janë përgjigjur ftesës se policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas PK-së, të dyshuarit janë recidivist me të kaluar kriminale.
