Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka konfirmuar se dëshiron shumicën në Kuvend.
Sot kur po mbahet seanca e radhës, përderisa u shtye njëra pikë e rendit të ditës, ai tha se do ta shqyrtojë mundësinë që të bëjë koalicion me ndonjë parti.
Gjithashtu, ai e ftoi PDK-në që të reflektojë.
“E ftoj PDK-në që të reflektojë. Unë do ta shqyrtoj mundësinë të bëjë diçka me ndonjë parti, kurse këta tjerë të rreziten në diell”, ishin fjalët e Latifit, që në një mënyrë apo tjetrën konfirmoi se është i gatshëm t’i “hapë letrat” dhe të bashkëpunojë me ndonjërën prej partive opozitare./07 Press