Presidentja Vjosa Osmani kërkon shofer, hapet konkurs – mësoni kushtet

by RHP

Presidenca e Kosovës ka hapur konkurs për shofer.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të presidencës.

Këto janë disa nga kriteret që kërkohen:

Njohuritë, shkathtësitë, aftësitë e kërkuara për vendin e punës:

Njohuri të nevojshme profesionale për kryerjen e detyrës së vozitësit;

Shkathtësi për të caktuar dhe vlerësuar punën sipas rëndësisë dhe prioriteteve;

I gatshëm të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme;

Të ketë gatishmëri për kryerjen e punëve nën presion;

Të ketë reagim të duhur në zgjidhjen e problemeve.

Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht programeve MS Word,

Njohuri të mira të gjuhës shqipe, ndërsa njohja e gjuhës serbe dhe angleze është përparësi.

Personi që aplikon duhet të ketë gjithashtu tri vite përvojë pune.

Linku i konkursit: Kliko KËTU.

Related Articles

Leave a Comment