Qentë endacak sulmojnë tre mjekë në oborrin e QKUK-së

by RHP

Tre mjekë janë s ulmuar sot nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar doktor Naser Syla, i cili tha se se tre mjekët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në kuadër të QKUK-së.

Sipas SHSKUK, dy mjekë janë s ulmuar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe një mjekë tjetër jashtë QKUK-së.

ShSKUK ka kërkuar dhe në vazhdimësi dhe kërkon nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së.

Në këtë rast bëhet fjalë për një kardiokirurg, një anesteziologe dhe një specializant i syve në Klinikën e Oftalmologjisë, ishin kësaj radhe viktima të qenve endacak.

Ndryshe, mjekët e kanë raportuar rastin edhe në administratën e drejtorisë së ShSKUK-së.

Rastet nga sulmet e qenve endacak po shënojnë rritje çdo ditë, problemi i tyre është bërë tashmë serioz.

Related Articles

Leave a Comment