Qeveria lëshon njoftimin e ri për aplikimin për 100 euro

by RHP3

Gjatë ditës së djeshme u raportua se do të lëshohej në funksion vegëza (linku) ku punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve do t’iu mundësohet aplikimi për të përfituar mbështetje prej 100 eurosh bazuar në vendimin e qeverisë.

Por, kjo nuk ndodhi gjatë ditës së marte.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Qeverinë e Kosovës.

Zëdhënësi Përparim Kryeziu tha për Klankosova.tv se janë drejt finalizimit të platformës.

Kryeziu theksoi se njoftimi do të bëhet me kohë.

“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesat e punëtorëve të sektorit privat. Shumë shpejt do të dalim me njoftimin dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Ndërkaq jemi duke punuar në plaformën për shtesat për studentë. Edhe për këtë do të ju njoftojmë me kohë”.

Po ashtu edhe zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Muharrem Shahini, tha për Klankosova.tv se shpejt do të dalin me një njoftim.

Shahini tha se janë duke punuar ende në këtë drejtim.

Related Articles

Leave a Comment