Eko-Regjinoni do t’i ketë në dispozicion edhe dy kamionë të rinj

by RHP3

Kryetar i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar edhe drejtori i Drejtrorisë së Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, kanë marre pjesë në pranimin e dy kamionë të rinj për mbledhjen e mbeturinave dhe 125 kontejnerë me kapacitet 1.1 m3,

që janë siguruar nga granti i fituar në bazë të marrëveshjes së bashkëfinancimit e cila është nënshkruar ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Pas pranimit të grantit, kryetari Latifi është shprehur se sot e tutje do t’i ketë në dispozicion edhe dy kamionë të rinj për mbledhjen e mbeturinave dhe 125 kontejnerë me kapacitet 1.1 m3,

Në vazhdim kryetari Latrifi ka thënë se këta kamionë i përgjigjen nevojave të komunës sonë për menaxhim edhe më të mirë të mbeturinave, e që janë të përshtatshëm për të depërtuar edhe në rrugët e ngushta të fshatrave e lagjeve të qytetit.

Shpresoj se punonjësve të Eko-Regjionit do t’u lehtësohet puna me pajisjet e reja si dhe do të rritet efikasiteti i shërbimeve për mbajtjen e pastërtisë në mjedisin ku jetojmë.

Related Articles

Leave a Comment