Në mbështetje të nenit 68 pika 68.3 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/2008”),
Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, dhe nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1 pika 1.7 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Rahovecit, bën:
Njoftim për takim publik me qytetarë për ndërtimin e sheshit në qendër të qytetit.
Takimi publik me qytetarë do të mbahet me 21.04.2022, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale, me fillim në ora 11:00.
Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë takim kanë të gjithë qytetarët e interesuar që të jenë pjesë dhe kontribuues në këtë takim.
Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datën: 21.04.2022, në ora 16:00, te zyrtarët: [email protected], [email protected], [email protected] dhe [email protected].
Njoftimi është publikuar:Uebfaqja zyrtare e Komunës;https://kk.rks-gov.net/…/taki…/njoftime-takimet-publike/Platforma e Konsultimeve Publike;https://konsultimet.rks-gov.net/meetings.php…Facebooku i Komunës:https://www.facebook.com/rahoveckomunaP.S.
Duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/66, i datës: 01.03.2022 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, përkatësisht nenit 19 numri i pjesëmarrësve të lejuar në ambiente të mbyllura duhet të jetë deri në 50% të kapacitetit.
