Komuna e Rahovecit, përkatësisht drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka përgatitur dhe publikuar raportin e përfituesve të bletarisë dhe blegtorisë
” Komisioni në përbërje të plotë në takimet e mbajtura ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet e fermerëve të cilët kanë aplikuar në sektorin e Bletarisë sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në Thirrjen Publike “Përkrahja e fermerëve me mekanizëm bujqësor” me Nr. Prot. 3924 e datës 13.08.2021.
Pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve, komisioni ka bërë përzgjedhjen e 36 (tridhjetë e gjashtë) aplikuesve të cilët kanë përmbushur kushtet dhe kriteret në bazë të thirrjes për aplikim që të jenë përfituesit në sektorin e bletarisë.
Komisioni në përbërje të plotë në takimet e mbajtura ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet e fermerëve të cilët kanë aplikuar në sektorin e Blegtorisë (drithërave) sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në Thirrjen Publike “Përkrahja e fermerëve me mekanizëm bujqësor” me Nr. Prot. 3924 e datës 13.08.2021.
Pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve, komisioni ka bërë përzgjedhjen e 36 (tridhjetë e gjashtë) aplikuesve të cilët kan përmbushur kushtet dhe kriteret në bazë të thirrjes për aplikim që të jenë përfituesit në sektorin e bletarisë.”, thuhet në njoftimin e DBPZhR-së.
Raporti për bletari:


Raporti për blegtori:


Vërejtje:
Të gjithë përfituesit duhet të paraqiten në zyrat e DBPZHR-së për ti nënshkruar kontratat dhe të kryejnë participimin prej 20% nga data 15.04.2022 ( E Premte)
Të gjithë ata që nuk janë pjesë e kësaj liste përfituese mund të paraqesin ankesë 5 ditë nga data e publikimit të rezultateve./RahovecPost/
