Deputeti nga Rahoveci: Qeveria miraton 18 vendime në mesin e tyre edhe rritjen për 103% e pagës minimale

by RHP3

Në një postim në profilin e tij, deputeti nga Rahoveci z. Visar Korenica ka njoftuar se qeveria e Kosovës miraton 18 vendime të rëndësishme për qytetarët e vendit.

Më poshtë ju sjellim postimin e tij të plotë

Sot, në mbledhjen e 69-të të Qeverisë u miratuan 18 vendime, në mesin e të cilave:

Rritëm pagën minimale për të gjithë në 264 euro, nga 130 euro e 170 euro sa ishte. Pra, po e rrisim për 103% pagën minimale për punonjësit nën 35 vjeç, e për 55% për ata deri në 65 vjeç.

Shtuam mbështetjen për qytetarët në vlerë prej 100 milionë euro, nga të cilat do të përfitojnë rreth 800 mijë veta apo praktikisht secila familje e Republikës sonë.

Me qëllim të sigurimit të furnizimit me produkte bazë, ndaluam përkohësisht eksportin e produkteve themelore agroushqimore.

Miratuam buxhetin e rishikuar, të rritur nga 2.75 në 2.90 miliardë euro. Falë performancës së shkëlqyer ekonomike, ky buxhet është më i larti dhe më gjithëpërfshirësi ndonjëherë.

Kabineti ynë qeveritar është i përkushtuar për t’u dalë në krah qytetarëve, e më së shumti atyre të cilët kanë më së shumti nevojë.

Related Articles

Leave a Comment