Departamenti i Gruas pranë Bashkësisë Islame në Rahovec organizoi të program kulturor për nder të muajit Ramazan.
Ky program u mbajt në xhaminë e “Qarshisë”, i cili ishte i pasur me Kuran, Ilahi, hadithe, ligjeratë e poezi. Në këtë organizim ishte e ftuar Dr. Florentina Tërmkolli e cila mbajti një ligjeratë për të pranishmet.
Në këtë program në të cilin morën pjesë 120 persona u shënuan edhe momente emocionuese, teksa në këtë ditë vendosen të mbulohen katër nxënëse dhe tri nëna.
Departamenti i Gruas pranë Bashkësisë Islame në Prishtinë falenderon mualimet Sadije Durguti, Ryvije Hoxha, Senada Mashuku Sylka edhe Safete Sylka për organizimin dhe angazhimin e tyre.