Kjo është lista e të gjithë atyre që përfituan nga pakoja 100 milionshe e qeverisë

by RHP

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka njoftuar për masa të reja në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes.

Ai ka thënë se ka vendosur të ndajë nga 100 euro për secilin të punësuar në sektorin publik dhe për 80 mijë studentët.

Kjo është mbështetja e qeverisë për të gjitha sektoret:

100 milionë euro mbështetje për qytetarët

-Dyfishim i asistencës sociale për muajin prill

-100 euro shtesë për të gjithë pensionmarrësit për muajin prill – pension bazik, pension kontributpagues, pension për aftësi të kufizuar, pension të veteranit

-100 euro për 300 mijë punëtorët e sektorit privat

-100 euro për 80 mijë punëtorët e sektorit publik

-100 euro për 80 mijë studentët

-40 mijë pakove ushqimore për familjet në nevojë

-Rreth 800 mijë qytetarë përfitues – çdo familje e Republikës së Kosovës.

Poashtu, kryeministri Kurti ka potencuar se me nga 100 euro shtesë do të kenë edhe pesionistë ndërsa ndihmat sociale do të dyfishohen këtë muaj.

Ndërkohë, Kurti tha se për herë të parë do të ndahen nga 100 euro për rreth 300 mijë punëtorë të sektorit privat.

Related Articles

Leave a Comment