Ministri Peci viziton fermerin që la Gjermaninë dhe u kthye në Kosovë për ta punuar tokën

by RHP

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar fermerin Ekrem Rrahmani i cili e ka lënë Gjermaninë dhe është kthyer në Kosovë për të punuar tokën.

Peci e përgëzoi Rrahmani për punën dhe angazhimin, ndërsa tha se kultura e mjedrës është me potencial të madh në Kosovë dhe se MBPZhR-ja e ka në fokus të veçantë.

“Këtë vit, përmes Programit të Pagësave Direkte 2022 e kemi rritur përkrahjen për subvencionimin e mjedrës për kilogram nga 0.12 Euro sa ishte vitin e kaluar, në 0.15 Euro”, tha Peci, njofton ministria.

Ai shtoi gjithashtu se të gjithë bujqit këtë vit do të përfitojnë subvencionimin e naftës në vlerë prej 0.36 Euro varësisht nga hektarët që posedojnë me një kulturë të caktuar bujqësore dhe që vlera totale e buxhetuar për këtë kategori është 5 milionë Euro.

Aktualisht, Ekrem Rrahmani kultivon kulturën e mjedrës në një sipërfaqe prej 5 hektarësh për të cilat i ka të angazhuar 4 punëtorë të rregullt, ndërsa gjatë sezonës angazhon edhe 30 punëtorë tjerë.

Frytet e kësaj pune të palodhshme të Ekrem Rrahmani janë të destinuara kryesisht për eksport.

Related Articles

Leave a Comment