Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj përmes një shkrimi dërguar mediave, ka thënë se protesta e 8 prillit ishte e dinjitetshme.
Jasharaj ka theksuar se kërkesat modeste që ata i patën, Qeveria Kurti nuk deshi t’i analizojë e as që gjeti kohë të merrej me to.
Kreu i SBASHK-ut i ka quajtur telallë përkrahësit e Vetëvendosjes që po e shajnë atë, ndërsa ka thënë se asgjë nuk do ta zmbrapsë nga mbrojtja e të drejtave të punëtorëve të arsimit.
“Në vend të kësaj tellallët e Kurtit me pafytyrësinë, e dëshmuar tani e sa muaj , hodhën fyerje e akuza ndaj protestuese, që ua lë në fytyrën e moralin e tyre , nëse e kanë”, ka shkruar Jasharaj.
“Kurti i di këto dhe mund t’i ketë harruar me qëllim asht si mund ta këtë harrur Tryezën e mbajtur në konakun e vëllezërve Lukaj , në të cilin pjesëmarrës ishte edhe Albini dhe mbajti fjalim të zjarrtë për trojet etnike dhe ne pjesëmarrësit qëndruam të mobilizuar dhe ia bëmë të ditur policisë se pa na marrë të gjithë neve nuk do ta arrestonte Albinin, që na dukej i madh e figurë emblemë, atëherë, e që tani më duket figurë e kolltukëve”, shtoi Jasharaj.
