Që nga data 1 prill të gjitha institucionet arsimore, ato para universitare kanë hyrë në pushim pranveror.
Ky pushim është planifikuar të mbahet deri ketë të hënën, 11 Prill.
Megjithatë as 11 prilli nuk i ktheu në shkollë nxënësit pasi që kjo datë është shënuar si ditë pushimi në kalendarin e festave zyrtare.
Por nga nesër, data 12 prill do të rinis procesi mësimor në të gjitha institucionet arsimore.
Derisa tri ditët e hëna të këtij muaji do të jenë pushim për shkak të festave zyetare të përcaktuara në kalendarin zyrtar.
Ditë pushimi është 11 prill 2022 për Ditën e Kushtetutës, 18 prill Pashkët Katolike dhe 25 prill Pashkët Ortodokse.
“Bazuar në Ligjin nr 03/L-064 për festat zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Pashkët Katolike dhe Pashkët Ortodokse për nëpunësit e administratës publike të Republikës së Kosovës ditë pushimi do të jenë 11 prill 2022 për Ditën e Kushtetutës, 18 prill për Pashkët Katolike dhe 25 prill për Pashkët Ortodokse”, thuhet në njoftim.
