48

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është përfshirë në një aksident në këtë të diel.
Ajo e ka shkelur një këmbësor në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, i cili për shkak të lëndimeve është dërguar me emergjencë në spital.
Portali “Demokracia” ka mësuar se ministrja Rozeta Hajdari ka shkaktuar aksident sot në lagjen “Arbëria” të kryeqytetit.
Ministrja Hajdari, e ka shkelur një këmbësor, i cili ka pësuar lëndime dhe është dërguar me emergjencë për trajtim në spital.
Rasti ka ndodhur para një ore e gjysmë në Arbëri dhe policia e trafikut është marrë me rastin.
Rastin nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ende Policia e Kosovës.
