Nënshkruhet marrëveshja me ministrinë për ndërtimin e sheshit në qendër

by RHP3

Nënshkruhet edhe zyrtarisht Marrëveshja e Mirëkuptimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, për financimin e ndërtimit të sheshit në qendër të qytetit, i cili do të financohet me 80% të mjeteve nga ministria dhe me 20% nga Komuna e Rahovecit.

Ky projekt do të mundësojë shfrytëzimin më të mirë të hapësirës publike si dhe funksionimin më të përshtatshëm të të gjitha veprimtarive që zhvillohen në qendrën e qytetit të Rahovecit.

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi ka falenderuar ministrin Fikrim Damka, për përkrahjen e dhënë për Komunën e Rahovecit!

Related Articles

Leave a Comment