Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një 21 vjeçare nga fshati Komoran komuna e Drenasit.
Bëhet fjalë për Ardiana Bogiqin e cila është shpallur e zhdukur nga data 28 janar.
Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:
Person i zhdukur
Prishtinë, 05 prill 2022 – Njësia e hetimeve të stacionit policor në Drenas, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, kërkon kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë hetimin policor për gjetjen e personit të zhdukur Ardiana Bogiqi, 21 vjeç nga fshati Komoran komuna e Drenasit.
E njëjta konsiderohet si e zhdukur që nga data 28.01.2022.
Andaj, inkurajojmë të gjithë ata që kanë, çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me të, ku mund të ketë qenë apo ku mund të jetë aktualisht, t’ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192 në numrin 038-584092, në stacionin më të afërt policor apo në çfarëdo forme tjetër.
