Kujdes! kjo kartmonedhë po falsifikohet me të madhe në Kosovë

by RHP3

Janë shtuar rastet e falsifikimi të kartmonedhave të vlerave të ndryshme në Kosovë, bëhet e ditur në raportin e fundit të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Dje në Fushë Kosovë është raportuar nga një burrë kosovar se dikush ia ka dhënë 100 euro false, dhe po i njëjti ka njoftuar organet e rendit, dhe kartmonedha është konfiksuar.

Ndërsa edhe në Pejë është raportuar për një rast tjetër me falsifikim të parave, pejanit dikush i kishte bërë pagesën e derivateve me kartmonedhën në vlerë 100 euro, ky i fundit më vonë e ka kuptuar se janë para të falsifikuara.

Menjëherë pas kësaj i dëmtuari ka njoftuar organet e rendit, dhe kartmonedha në fjalë është konfiskuar.

“Rr.Nëna Terezë,Fushë Kosovë, 03.04.2022-21:05.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka bërë pagesën me një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar”.

“Rr.Selman Lajqi, Pejë, 03.04.2022-17:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka bërë pagesën e derivateve me një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar”.

Related Articles

Leave a Comment