44

Ftesë për media nga Komuna e Rahovecit për përcjelljen e aktivitetit të shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë.
Të nderuar redaktorë, gazetarë dhe media, ftoheni të merrni pjesë në përcjelljen e aktivitetit të shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë.
Përfitues do të jenë 300 fermerë.
I pranishëm në këtë aktivitet do të jetë edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi.
Aktiviteti mbahet me 06 prill 2022.Në ora 13:00 Vendi: Tregu i rrushit.
Të gjithë bujqit që e kanë kryer pagesën e pjesës prej 20% për Motokultivator (Benasi) ftohen nesër
Vërejtje: Në këtë fazë do të shpërndahen vetëm Motokultivatorët. Për pajisjet tjera do të njoftoheni me kohë gjatë ditëve në vazhdim!
