Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë nga ora 09:00 do ta ketë Kongresin e 8-të. Aty pritet të dalë me një vendim të rëndësishëm.
Sindikalistët e Arsimit do të vendosin për të hyrë në një grevë të përgjithshme në arsim, e cila do ta bllokonte komplet sistemin.
SBASHK-u po kërkon shtesa nga 100 euro për arsimtarët, për shkak të gjendjes ekonomike dhe dështimit që të shkojë në Kuvendin e Kosovës, Ligji i Pagave.
Se mund të ketë grevë të përgjithshme e kishte lënë të hapur vetë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ditë më parë.
Madje, që nga koha kur në pushtet ka ardhur qeveria Kurti II, nuk kanë munguar përplasjet e ekzekutivit me përfaqësuesit sindikalë.