Deputeti Korenica uron muslimanët për muajin e Ramazanit

by RHP

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke uruar një 30 ditësh plotë begati.

” Të dashur vëllezër e motra,Tani kur po i afrohemi minutave të fundit të syfyrit drejtë nisjes së agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit, bashkë me Krenarin ju urojmë agjërim të lehtë, e, një 30 ditësh me plotë begati nga i madhi Zot.

Zoti na i pranoftë të gjitha përpjekjet tona për të mirë e na bëftë prej robërve të Tij të devotshëm e njerëzve të mirë!

Urime!”, ka shkruar Korenica në urimin e tij për muajin e bekuar të Ramazanit./RahovecPost/

Related Articles

Leave a Comment