Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar të premten, të gjithë besimtarët muslimanë për Muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Përmes agjërimit, besimtari musliman synon të jetë më i devotshëm, më i përkushtuar, më i ndjeshëm, më racional, më human dhe më tolerant, në raport me vetveten, familjen, komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi”, ka thënë Tërnava në një adresim për media.
Ai ka përmendur edhe luftën e Rusisë në Ukrainë, duke bërë thirrje që në këtë Muaj të Ramazanit të ketë sa më shumë lutje për paqe, qetësi dhe mirëkuptim.
Muaji i Ramazanit nisi sot dhe do të zgjasë 30 ditë.
Gjatë kësaj periudhe, besimtarët muslimanë përmbahen nga ngrënia dhe pirja që nga lindja e Diellit deri në perëndim, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.