KRU Gjakova paralajmëron, “borgjlinjët e ujit në Rahovec” do procedohen te Përmbaruesi Privat!

by RHP3

Të nderuar konsumator,ju njoftojmë se Departamenti i Shitjes së KRU “Gjakova”, ka bërë shpërndarjen e vërejtjeve tek të gjithë konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara.

Konsumatorët të cilët janë njoftuar paraprakisht me anë të “Vërejtjes para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim tek Përmbaruesi Privat”, janë të obliguar të paraqiten pranë zyreve tona, me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj borxhit ose riprogramimit të tij me këste.

Poashtu ju njoftojmë se KRU “Gjakova”, ka filluar me fazën e parë për ekzekutimin e lëndëve tek Përmbaruesi.

E njëjta vlen për të gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova” SH.A; Gjakovë, Rahovec, Prizren, duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.

Ftojmë konsumatorët që të përmbushin obligimet e tyre si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.

Faleminderit për mirëkuptim!KRU “Gjakova”SH.A.31.03.2022.

Related Articles

Leave a Comment