Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në komunën e Rahovecit, duke u mbështetur në Thirrjen Publike për aplikim për Subvencione për Kulturë dhe Rini me Nr.Prot.706, të datës 04.03.2022, si dhe Thirrjen Publike për aplikim për Subvencione në Sport me Nr.Prot.705, të datës 04.03.2022, bën këtë:
Njoftohen të gjithë OJQ-të e komunës së Rahovecit, se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në komunën e Rahovecit, ka vendosur që të zgjasë afatin për aplikim për Thirrjen Publike për aplikim për subvencione për Kulturë dhe Rini me Nr.Prot., si dhe në Sport me Nr.Prot. të dates 04.03.2022.
Afati i fundit për aplikim në Thirrjen Publike zgjatet deri më datë: 01.04.2022, në ora 16:00h.
Ky njoftim ka ardhur për disa arsye dhe atë:
1. Numrit të madh të të interesuarve për të aplikuar,
2. Moskompletimit të dokumentacionit nga ana e OJQ-ve.
Duke marrë parasysh arsyet e përmendura më lartë, si dhe dhënies së mundësisë për të gjitha OJQ-të që të aplikojnë për subvencionet në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, u vendos për zgjatjen e afatit për aplikim në Thirrjen Publike në Kulturë dhe Rini me Nr. Prot.706, dhe në Thirrjen Publike në Sport me Nr.Prot. 705, të datës 04.03.2022.
