Drejtoria për Mbrojtje kërkon nga qytetarët kujdes të shtuar që të mos shkaktojnë zjarrvëniet e qëllimshme

by RHP3

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, kërkon nga qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar që të mos bëhen shkaktarë i ndonjë̈ zjarri sepse java që lamë pas ka pasur vatra të zjarreve.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kujtim Dina kërkon nga qytetarët e Komunës, veçanërisht për ata që dalin për piknik, një vëmendje dhe kujdes të shtuar që të mos bëhen shkaktarë i ndonjë zjarri.

Javën që lamë pas ka pasur vatra të shumta zjarri që shpërthyen pothuajse në çdo anë të komunës, duke nisur nga fshati Çifllak, Guri i Kuq, Polluzhë dhe së fundi në malin e Hajratit në Krushë të Madhe.

Gjithashtu drejtori Dina është shprehur se “ky dimër ishte shumë i thatë, prandaj në mungesë të lagështisë së tokës, fatkeqësisht, mundësitë të përhapjes së zjarreve janë të mëdha, por, nga një pakujdesi e vogël mund të shkaktohet një zjarr me përmasa dhe dëme të paparashikueshme.

Andaj. reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetari i secilit nga ne.”-ka thënë më tej Dina.

Në situata kur nuk keni mundësi të veproni apo të reagoni, atëherë pa asnjë hezitim duhet te lajmëroni rrezikun, duke ndjekur hapat si më poshtë:

Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente 112
Njësinë e Zjarrfikjes në Rahovec në numrin e telefonit 029-277-555
Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192

ZJARRVËNIET E QËLLIMTA SI DHE ATO TË SHKAKTUARA NGA PAKUJDESIA, JANË VEPËR PENALE DHE SANKSIONOHEN ME LIGJ.

Related Articles

Leave a Comment