Komuna e Rahovecit me 2 vjet vones në shpërndarjen e mekanizmave bujqësor!

by RHP3

Njoftim për fermerë nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë fermerët përfitues, se javën e kaluar është nënshkruar kontrata e furnizmit të mekanizmave bujqësor me Operatorët Ekonomik.

Prandaj duke filluar nga data 30.03.2022 (nesër) nga ora 09:00, përfituesit e mekanimzave bujqësor të listës së vitit 2020, mund të paraqiten në zyret e Drejtorisë së Bujqësisë (në objektin e ri), për të kryer participimin prej 20% të vlerës së mekanizmit.

Pas shpërndarjes së këtyre pajisjeve do të publikohet lista me përfitues të vitit 2021 dhe do të njoftoheni me kohë për procedurat.

Drejtoria e Bujqësisë i’u uron punë të mbarë dhe suksese të gjithë fermerëve përfitues, përderisa kërkon edhe mirëkuptim për vonesat e krijuara.

Related Articles

Leave a Comment