Gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:00 ka ndërruar jetë një person në Rahovec. I njëjti kishte qenë duke servisuar traktorin në oborrin e tij, por që gjatë punës traktori ka lëvizë, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.
I njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore nga QKMF në Rahovec e më pas është dërguar për në Emergjencën e Spitalit Rajonal te Gjakovës.
Pasi gjendja e viktimës ishte duke u keqësuar ai është transportuar në drejtim të QKUK-së në Prishtinë.
Rrugës për në Prishtinë, ai ka ndërruar jetë.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Sot me datë 30.03.2022 rreth orës 16:00 nga QKMF-e Rahovec, Stacioni policor-Rahovec është njoftuar se një person ka kërkuar ndihme mjekësore.
Rastit i është pergjigjur patrulla policore dhe kane kuptuar se viktima e lartcekur eshte sjelle ne emergjence me lëndime serioze.
Pas marrjes se ndihmës se pare viktima me autoambulance eshte dërguar për ne emergjencën e spitalit rajonal te Gjakovës, pasi gjendja e viktimës ishte duke u keqësuar me autoambulance viktima eshte transportuar ne drejtim te QKUK-se Prishtine.
Rrugës për ne Prishtine viktima ka vdekë.
Ne vendin e ngjarjes kane dale policia dhe eshte kuptuar se i ndjeri ishte duke e servisuar traktorin ne oborrin e ti, dhe gjate punës traktori ka lëvizë, ne konsultim me prokurorin pas intervistimit te familjareve kufoma iu kthehet familjareve per kryerhen e ceremonise se vorrimit“, ka bërë të ditur Gjurkaj./Indeksonline/
