Deputeti nga Rahoveci falenderon asamblistët dhe Kryetarin e Rahovecit për hapjen e rrugës për investimet në energji të ripërtërishme

by RHP3

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka njoftuar se në Komunën e Rahovecit do të realizohet investimi prej mbi 90 milionë euro në energji të ripërtërishme.

Ndërtimi i Parkut Energjetik nga era me kapacitet prej 70MW do të realizohet pas propozimit që është dhënë në Kuvendin Komunal në Rahovec dhe me votimin unanim të asamblistëve, ku është marrë vendim për shpallje të interesit publik të pronave në Zatriq të kësaj komune.

“Me propozim të Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Rahovec, z. Dëfrim Kafexhiu dhe me votim unanim të kuvendarëve është marrë vendim për shpallje të interesit publik të pronave në Zatriq të Rahovecit për Ndërtimin e Parkut Energjetik nga era me kapacitet prej 70MW.

Investimi realizohet nga kompania Eurokos Holding”, ka thënë Korenica nëpër një postimi në Facebook të mërkurën.

Vendosja e turbinave me erë, sipas Korenicës, do të shërbejë për zhvillimin e energjisë së pastër, në veçanti zhvillimin e sektorit energjetik që do të ndikojë drejtpërdrejt në stabilitet të furnizimit me energji elektrike në këtë komunë.

Related Articles

Leave a Comment