I lindur në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por me prindër nga Rahoveci, talenti 15 vjecar Dino Hoxha, ka filluar të tërheqë vëmendjen e shumë prej agjentëve të futbollit të cilët e duan Dinon qysh tash te kthehet në Evropë për skuadrat e tyre. Aktualisht Dino aktivizohet te Akademia e Futbollit në Michigan, ku një nga trajnërt është edhe shqiptari Gjergj Moni, qe gjatë viteve të 90-ta ishte paraqitur disa ndeshje edhe për kombëtaren e Shqipërisë.
I njeti thotë se talenti 15 vjecarë ka aftesi të jashtëzakonshme në lojën e futbollit, për cka sipas tij ka bërë që të aktiviziohen menjherë kërkesat për futbollistin.
Dino ka qen dhe vazhdonë të jetë pjesë e shumë turneve lokale dhe kombëtare në SHBA dhe paraqitejt e tij konstante kanë bërë që të ftohet pëelr të dytën herë nga shteti I Michiganit, ku në gjeneratat U15 bënë pjesë në listën e të përzgjedhurve.

I njejti edhe pse posdeon edhe pasaport të Shqipërisë dhe atë të Bosnjes, dëshira e tij është që tëe vesh fanellen e Kosovës. Trajnerët të cilët meren vazhdimisht në akademin ku aktivizohet Dino, tashmë kanë kontakuar me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës për të kryer procedurat e regjistrimiut dhe trajnerët e gjeneratave të reja mund të llogarisin së shpejti në shërbimet e tij.
