KB Rahoveci zhvillon ndeshjen e rëndësishme ndaj Dritës, përkrahja e skuadrës është e domosdoshme

by RHP

KB Rahoveci sot luan ndeshjen hapëse të javës së 23-të ndaj skuadrës Gjilanase KB Drita, edhe pse kjo lojë e llogaritë skuadrën e Dritës si vendase por problemet në palestrën e Gjilanit si dhe kushtet tejet të përshtatshme që palestra jonë Mizahir Isma ofron ka bërë që skuadra e Dritës të vie në Rahovec për ta zhvilluar këtë takim.

Forma e jashtëzakonshme në të cilën skuadra e KB Rahovecit po kalon tash e sa ndeshje jep arsye të fortë të besohet se edhe në këtë takim mund të vazhdohet ecuria e mire të fitoreve në prag të përfundimit të stinorit 2021/22.

Një fitore eventuale e skuadrës bardhe-kaltër nga Rahoveci dhe një humbje potenciale e Bashkimit ndaj Yllit që zhvillohet sonte nga ora 19:00 do të ngushtojë diferencën në vetëm 1 pikë ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit që ka dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lufta për plasman në playoff për skuadrën e KB Rahovecit veç sa vjen e shtohet falë formës së lartë të skuadrës vreshtarë.

Mbushja e palestrës me tifozë përpos që jep motiv shtesë për lojtarët në parket, gjithashtu përmes blerjes së biletave kontribuohet direkt klubi i qytetit KB Rahoveci në këtë periudhë mjaftë kritike të kampionatit.

Klubi duhet përkrahur në çdo kohë, në fitore dhe në humbje, në krizë dhe në pikun e sukseseve. Klubi duhet përkrahur sepse është krenaria e qytetit që në kohën kur klubet tjera të Kosovës zhvillonin ndeshje vetëm sa për tu zhvilluar, Rahoveci ishte ai që bëri revolucionin e madh në basketbollin vendor këto viteve të fundit./RahovecPost/

Related Articles

Leave a Comment